Janë gjetur pas dy ditësh kërkime 3 të miturit e moshave 15 dhe 17 vjeç në Durrës, të cilët alarmuan familjet pasi u larguan në drejtim të paditur.

Policia e Durrësit bën me dije se të tre u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe se të tre deklaruan se ishin larguar nga banesat e tyre me dëshirë.

Nuk jepen më tepër detaje rreth arsyeve që i shtynë të largohen nga banesa apo se ku qëndruan gjatë kësaj periudhe.

Materialet procedurale për këtë rast, iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.