Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur ditën e sotme në plazhin e Durrësit. Mësohet se kufoma ende e paidentifikuar është pikasur nga një kalimtar i rastit në zonën e sektorit “Iliria”.

Bëhet me dije se trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për autopsi.

Ndërkohë, policia po punon për të identifikuar viktimën. Sipas bluve, deri tani nuk ka asnjë denoncim për persona të zhdukur apo për të humbur me tiparet e gruas që u gjet e mbytur mesditen e sotme.