Një tjetër vdekje tragjike ka ndodhur në Durrës, ku është gjetur e vdekur nga familjarët një vajzë 29 vjeçe, pasi e zuri korenti në oborrin e banesës.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës.

Policia njofton se është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se një ditë më parë, një vajzë tjetër e re, 25 vjeçe, po nga Durrësi, ndërroi jetë pasi u vetëhodh nga ballkoni në kushtet e depresionit.