Në Durrës është gjetur një automjet i djegur plotësisht.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Spitallës, në rrugën “Miqësia”.

Nga djegia e automjetit me targa AA 844 PA nuk ka persona të lënduar, ndërsa siç duket në fotot e siguruara nga “DurrësLajm”, dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi mjeti është djegur tërësisht.

Policia ka kryer veprimet hetimore dhe tashmë ka nisur puna për identifikimin e pronësisë së mjetit dhe përcaktimin e shkakut të djegies.