Ditën e sotme është gjendur i pa jetë në lumin Vjosa shtetasi Novruz Kanani, 65 vjeç.

Sipas policisë, bashkëshortja e tij ka bërë denoncim në komisariat se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.

Njoftimi i Policisë:

Përmet/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur shtetasi Novruz Kanani, rreth 65 vjeç, banues në Përmet.

Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.