Një 47-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesë nga familjarët e tij, pasditen e sotme në lagjen nr.18 në Durrës.
Nga të dhënat e para dyshohet se shtetasi me iniciale B.I., i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në lagjen nr.18, në banesë është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi B. I., 47 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.