Një 63-vjeçar është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij, paraditen e sotme në Fushë Krujë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M.C., 63-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në Fushë Krujë, është gjetur, dyshohet i vetëvarur, në oborrin e banesës së tij, shtetasi M. C., 63 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.