Trupi i pajetë i një 39-vjeçari nga Durrësi është gjetur në breg të detit ë orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13.

Policia e Durrësit ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, i cili është shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në lagjen nr.15.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.