Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, në zonën e Kënetës, rruga “Konsullata Veneciane”.

Një person i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, është gjetur i varur në kasollen e gjësë së gjallë.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari, rreth 73 vjeç, është vetëvarur në kasollen e marrë me qira për bagëtitë.

Pritet një njoftim zyrtar nga policia për më tepër detaje.