Në të dhënat e publikuara nga Instituti Robert Koch thuhet se Shqipëria nuk është tashmë vend në rrezik me COVID-19 dhe Gjermania ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik të lartë të Covid-19.

Përmes kësaj deklarate, u bë me dije se Shqipëria ishte në listën e vendeve që kanë paraqitur rrezik të paktën në 10 ditët e fundit por tanimë, rreziku nga pandemia Covid është më i ulët dhe situata nuk është problematike.

Ndërkohë që Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia konsiderohen si zona me incidencë të lartë që nga janari.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga 9 maji. Për qytetarët të cilët udhëtojnë drejt Gjermanisë është e nevojshme paraqitja e një testi negative PCR, por që hiqet karantina e detyrueshme 10 ditore.