Julian Nagelsman do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë federata gjermane përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ish-tekniku i Bajernit do të marrë drejtimin e “Pancerave” deri në fund të Europianit 2024.

Ai ka firmosur kontratën deri më 31 korrik 2024. Nagelsman zëvendëson kështu Hansi Flik, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta të kombëtares gjermane.