Gjergj Kohila, ish-shef i Policisë në Sektorin e Luftës kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, është dënuar me 12 vite burg.

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për të, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke marrë pjesë në disa episode të trafikimit të drogës.

Me gjykim të shkurtuar Kohilës i ulet dënimi në 8 vite burg.

Gjergj Kohila, Jaed Çela dhe Sokol Bode ishin tre zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim për përfshirje të trafikun e drogës. Aktualisht në burg është vetëm Jaeld Çela, i cili u vetëdorëzua për tu përballur me drejtësinë, për akuzat e trafikut të drogës.

Gjergj Kohila dhe Sokol Bode aktualisht ndodhen në arrati. Ky i fundit gjatë kohës për të cilën akuzohet ka mbajtur detyrën e shefit të stacionit policor Dhërmi. Sokol Bode nuk ka pranuar akuzën dhe rrjedhimisht gjykimin e shkurtuar, duke bërë që Gjykata ta veçojë dhe dosjen e tij.