Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatovdhe që sulmuan uzinën e Gramshit kanë dalë sot para gjykatës, duke kërkuar lehtësim të masës së sigurisë.

Gjykata i ka lënë në “arrest me burg” ndërsa ata kërkojnë lirinë me pretendimin se nuk u përkasin agjenturave ruse.

Kujtojmë se dy rusët dhe ukrainasi janë arrestuar pas një incidenti të shkaktuar prej tyre në uzinën e demontimit të armëve në Gramash.

Ato u konfliktuan fizikisht me ushtarët pasi donin të fotografonin objektin ushtarak.