Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin në kërkim I. V., 35 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i monedhave”.
Ky shtetas u kap në Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë.