Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është dërguar në paraburgimin e këtij qyteti.

Gjykata e Posaçme la sot në burg Dakon, i cili kuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave.

Ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Përmes avokatit, i cili e quajti masën të padrejtë, Dako kishte kërkuar lirimin, por kjo nuk u pranua nga gjykata.