ATHINE- Gjysma kabinetit qeveritar të Shqipërisë trajtohet në Spitalin Universitar të Janinës. Kështu shkruajnë disa media greke, të cilat i referohen për këtë fakt, drejtuesve kryesorë të spitalit Universitar të Janinës, një nga më të mëdhenjtë në vend.

Sipas informacionit, “ministrat e Shqipërisë, preferojnë Spitalin Universitar të Janinës, sepse aty ofrohen shërbime shëndetësore shumë cilësore. Mjekët dhe infermierët kryejnë me përgjegjshmëri dhe vetëdije detyrën e tyre duke i trajtuar ata si çdo pacient, që ka zgjedhur këtë spital për kurim dhe trajtim”.

Po sipas mediave greke, zyrtarët shqiptarë mbeten shumë të kënaqur dhe thonë fjalët më të mira për shërbimin në këtë spital, por kur kthehen në vendin e tyre, nuk harrojnë të flasin për “Shqipërinë e madhe”.