Policia e Sarandës ka vënë në pranga tre persona ditën e sotme. Mësohet se arrestimi i tyre lidhet me ngjarjen e ndodhur ndaj shtetasit E.K, 42 vjeç i cili ka denoncuar se ishte goditur me sende të forta nga disa persona të maskuar.

Si pasojë u arrestuan tre autorët, shtetasit:

-S. P., 57 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vrasje;
-A. H., 40 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje me armë;
-E. P., 29 vjeç, banues në Sarandë.

Të tre personat tentuan të fshihnin ngjarjen duke zhdukur makinën me të cilën kryen sulmin. Ndërsa pas kontrolleve në dy prej automjeteve të tyre u gjetën armë dhe lëndë narkotike.