Komisariati i Policisë Durrës referoi materialet në Prokurori, për shtetasin I. Sh., 46 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin H. A.

Gjithashtu, sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E. I., 46 vjeç, banues në Kukës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.