Komisariati i Policisë Shijak arrestoi në flagrancë shtetasi M. D., 30 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte vëllanë e tij, i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi I. K., 21 vjeç, banues në Shijak, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.