Teuta ka luajtur si pjesë të përgatitjeve të saj për Superkupën e Shqipërisë dhe sezonin e ri një miqësore ndaj ekipit U21, për të parë situatën në skuadër në momentin aktual, sidomos pas lëvizjeve të shumta që janë bërë me largimet e javëve të fundit.
Kështu, trajneri Martini ka parë thuajse të gjithë alternativat që ka në dispozicion me objektiv Superkupën e Shqipërisë, pasi fituesit bnë fuqi të atij trofeu në edicionin e kaluar, duan të përsëritin veten edhe në këtë sezon.
Sfida është mbyllur me shifrat 6-2 për ekipin e parë të Teutës, me Kallakun protagonist me katër gola (35′, 43′, 57′, 64′), ndërsa të tjerët u shënuan nga Gorgiev (55′) dhe Todorovski (70). Në këtë sfidë kishte minuta edhe për Valport, i cili është një nga shpresat e sulmit të durrsakëve për sezonin e ri, ku duan të jenë përsëri protagonistë në luftën për Europën dhe trofe.
Formacioni i Teutës: Qirko, Jazxhi, Selmani, Xhekson (46′ Kotobelli), Idrizaj (46′ Todorovksi), Aleksi (46′ Karabeci), Daja (46′ Beqja), Gruda (60′ Plaku), Kallaku, Zogaj (60′ Valport), Gorgiev (60′ Kapllani).
Goleadë në miqësore për Teutën, kampionët testohen në duelin “brenda familjes”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
E shkuara e errët e 53-vjeçarit shqiptar që vrau gruan, policia greke jep detajet: Krimi ndodhi brenda banesës. Dy thika…
“Duam fundin e luftës në Ukrainë”, Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë
Policisë së Shtetit i shtohen 389 të rinj dhe të reja, Lamallari: Uniforma nuk ju jep privilegje, por përgjegjësi!
Burri shqiptar vrau me thikë gruan, tentoi vetëvrasje/ Zbulohet identiteti i çiftit nga Gramshi (EMRAT)





