Gorgonxola është një djathë në vlera, me aromë të fortë, dhe i pasur me përfitime terapeutike. Ka “lindur” në dyert e Milanos dhe që prej Mesjetës përdorej për të kuruar disa shqetësime të gastritit dhe zorrëve. Sekreti i tij është i fshehur te myku.

PËRFITIMET– Gorgonxola është unik për përfitimet ushqyese dhe është një antioksidant i shkëlqyer. Ky djathë është shumë i mirë për sistemin tretës. Shërben për florën bakteriale të zorrëve. Është shumë i pasur me vitaminat A, B2, B5 e B12 e, sigurisht, me kalcium, sodë, magnez, selenium dhe fosfor. Bëhet fjalë për një lloj djathi me shumë kalori. Gorgonxola mbart afërsisht 360 kalori për 100 gramë dhe këshillohet të konsumohet në mënyrë të moderuar.