“Sunny Hill Festival” ishte një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në Kosovë dhe pritet që këtë vit të rikthehet sërish me emrat më mëdhenj të muzikës botërore.

Organizatorja e këtij festivali Dua Lipa, ka ndarë me të gjithë ndjekësit një lajm të madh, duke treguar se këtë vit Kosovën do ta vizitojë një nga DJ më të njohur në mbarë botën.

Bëhet fjalë për Calvin Harris, i cili do të jetë pjesë e “Sunny Hill Festival”. Dua Lipa ka publikuar në ‘Instagram’ një video të Calvin, të cilin e pyet “Çfarë do të bësh këtë verë”.

“Këtë verë do të jem në Kosovë. Do të jem në ‘Sunny Hill Festival’ në datë 4 gusht”, thotë DJ dhe Dua dëgjohet duke e mbështetur me brohorima.