Këngëtarja e njohur Celine Dion ka përjetuar momente të bukura, por edhe vështirësi ekstreme. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj, ajo u diagnostikua me sindromën e rrallë neurologjike “Stiff Man”.

Për herë të parë, ajo ka folur hapur në një dokumentar të ri që do të publikohet më 25 qershor të këtij viti “I Am: Celine Dion”.

Traileri i bërë publik është emocionues në çdo fjalë:

“Zëri që drejton jetën time. Kur zëri juaj ju sjell gëzim, ju jeni versioni më i mirë i vetes. Unë u diagnostikova me një sindromë të rrallë neurologjike dhe deri më tani nuk isha gati të thoja asgjë. Por tani jam gati!

E shoh jetën time dhe e dua çdo pjesë të saj. Kur një vajzë i pëlqen këpucët e saj, ajo gjithmonë do të gjejë mënyra për t’i përshtatur ato. Sido që të jetë numri, ma jep mua dhe le të shkojmë! Është fantastike të punosh në studio. Por edhe më fantastike të dalësh në skenë. Gjëja e vështirë nuk është të japësh koncerte, por t’i anulosh ato. Unë punoj shumë çdo ditë, por duhet të pranoj se është një luftë. Me mungon bota. Nëse nuk mund të eci, do të zvarritem!