Romeo Veshaj dhe Heidi Baci kanë folur me njëri-tjetrin në lidhje për t’u bërë prindër.

Ishte Heidi ajo që e pyeti aktorin se nëse ajo do i thoshte që të nisnin një fëmijë, a do pranonte ai?

Teksa e shikonte me habi për pyetjen që ajo bëri, Romeo iu përgjigj “po, pse mos t’a bënim”.

Pjesë e bisedës ëshë bërë dhe Meritoni, i cili ka sjellë në vëmendje dyshen Sara-Bardhi teksa shprehet: A nuk ishin të lumtur Bardhi dhe Sara, i pe sa të lumtur ishin. Me njëri-tjetrin, në pritje të bebit…

Heidi: Javës tjetër të them unë hajde e nisim, ti e bën?

Romeo: Po po moj zemër

Heidi: Si po?

Romeo: Po si o Heidi, u çmenda, po si mos me e bërë

Heidi: Kështu?

Romeo: Si kështu?

Heidi: Domethënë direkt

RomeoPo moj zemra. Ça nuk kupton se nuk e marr vesh

Heidi: Asgjë

Romeo: Po pse mos t’a bënim o shpirt

Heidi: Faktikisht nuk ke pse

Meritoni: A nuk ishin të lumtur Bardhi dhe Sara, i pe sa të lumtur ishin. Me njëri-tjetrin, në pritje të bebit

Romeo: Se ç’bën ca pyetje ti. Pyetja do ishte tjetër, pse jo