Dueti i Era Istrefit me reperin rus Allj, i cili u publikua dy ditë më parë është pritur shumë mirë nga publiku. “Sayonara Detka” po arrin gati 2 milionë klikime në Youtube.

Por këngëtarja Era Istrefi është përballur me akuza për vjedhjen e këngës që kur u publikua vetëm me audio. Fansat e akuzonin se ia ka kopjuar reperit gjerman Bausa, prandaj shqiptarja vendosi të reagojë me anë të një postimi në Instagram.

"Ata që po shqetësoheshin se kam “vjedhur” këngën e Bausa-s, duhet të dinë se Bausa është pjesë e këtij projekti si tekst-shkruajtësi kryesor i saj dhe i merr meritat e autorit të këngës, ashtu si dhe grupi i tij. Sa për të drejtat e autorit, ai është listuar si tekstshkrues në “Sayonara Detka” me emrin e tij të vërtetë Julian Otto. Mund ta shihni poshtë këngës në Spotify", shkruajti Era.

Videoja e gjermanit Bausa titullohet "Was du liebe nennst" dhe numëron plot 130 milionë klikime në Youtube që prej vitit 2017.