Fjodora Fjora është një nga gazetaret më të njohura të kulturës në Shqipëri. Gjitashtu ajo është një nga moderatoret më jetëgjata në televizion.

E duke qënë si e tillë mund të themi se portreti dhe fiziku i saj nuk ka ndryshuar ndër vite ajo vazhdon të shfaqet me të njëjtat linja dhe në një formë fizike për t’u pasur zili.

Por pak kush e di se çfarë moshe ka moderatorja e emisionit “Chic” në News 24 derisa dikush e pyeti në rrjetet sociale dhe ajo u përgjigj.

“41 dhe i mbaj me nder”, shkruan gazetarja duke na habitur të gjithëve pasi që duket shumë më e re në moshë nga sa qenka në të vërtetë.