Rudina Magjistari është një ndër moderatoret më të njohura shqiptare dhe shumë e dashur nga publiku. Prej vitesh tashmë ajo i shoqeron ata pasditeve dhe ditën e djeshme kishte të ftuar Klaudia Hilën, Florian Kokonën dhe Ilia Kaçin nga “Teatri i Kukullave”.

Mirëpo të ftuarit nuk shkuan duarbosh, pasi kishin marrë edhe disa pinguina prej druri me të cilët luajnë në teatër. Në një moment njëri prej tyre i thotë Rudinës “kujdes se kafshon” dhe moderatorja hutohet pak pasi e pyet “kafshon?” e kur afron gishtin, aktori improvizon sikur pinguini po e kafshon.

Reagimi i Rudinës ishte epik!