Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi mori vëmendjen e të gjithë mediave para disa muajve kur një fanse e tij publikoi imazhe me të.

Pas përfundimit të një koncerti, të dy kaluan natën bashkë dhe fansja hodhi dyshimet se është shtatzënë duke shkruajtur, "Ishalla dalin binjakë".

Këngëtari ka sqaruar të vërtetën për emisionin "Why Not" në Ora News duke thënë: "Ka patur disa persona që kanë nxjerr haptas disa gjëra private dhe ka qenë një situatë e keqe. Nëse je me dikë shumë privat dhe e shfrytëzon nuk është mirë."

Ndërsa për fotografinë ku shfaqet duke përqafuar një vajzë, fytyra e së cilës nuk dihet, ai u shpreh:

"Kjo është fanse që e ka rripin e kuq në dorë që do të thotë se mund të bëjë foto me VIP-at. Këtu jemi në klub. Unë këtë se njoh, thjesht foton ma ka dërguar një fans dhe më pëlqeu shumë. Mediat e ndryshojnë si duan vet, prandaj e kam problem të nxjerr foto me femra."