Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, ka jetuar në rininë e saj një histori dashurie me një prezantues të famshëm televiziv francez.

"Le Parisien" shkruan se ajo ka pasur një lidhje të stuhishme me moderatorin mjaft të suksesshëm, Pierre Pernaut, i cili sqaroi se marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë.

E përditshmja thotë ndërkohë që presidenti francez vazhdon të jetë mjaft i dashuruar; ai është romantik por dhe xheloz sidomos për historitë e shkuara të së shoqes. Çifti ka qenë prej kohësh në vëmendjen e shtuar të medias për shkak të diferëncës shumë të madhe në moshë mes tyre.