Mjafton ky postim që edhe njëherë një nga më të bukurat e Shqipërisë të tregojë se vitet me të bëjnë më të mirën.

Valbona Selimllari, ish-Miss Shqipëria, ka publikuar një foto të vjetër në ‘Instagram’, ku duket me një model flokësh ndryshe nga çfarë e kemi parë herët e tjera.

Ajo shfaqet me flokë të shkurtra dhe me baluke, që na kujton vitet ’80, kur ikonat e ‘Hollywood’ zgjidhnin këtë prerje. Postimi ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit e saj, si dhe nga VIP-at e tjerë.