Pas një bjondes Kejvina Kthella, Ermal Mamaqi ka zgjedhur tashmë një brune si velinën e emisionit të tij. Belinda Dragoti është velina e re e “Xing Me Ermalin”.

Vajza nga Elbasani vitin e shkuar u bë konkurente e “Miss Universe”, duke qenë një nga pretendentet kryesore për ta fituar kurorën e më të bukurës.

Rrjetet sociale “zjenin” pak para spektaklit, duke votuar dhe duke lakuar emrin e Belindës si vajza fituese e kurorës. Megjithatë do të ishte patriotja e saj, Trejsi Sejdini që “do tja rrëmbente” kurorën në momentet e fundit të garës.

Edhe pse arriti të merrte çmim në këtë kompeticion bukurie, Belinda nuk preku dot skenat ndërkombëtare si mikesha e saj. E duket që pas kësaj “disfate”, ajo vendosi të tërhiqej nga pasarelat, të paktën deri para pak jave, ku u shfaq në krah të Mamaqit.

Tanimë Belinda do të provojë veten në rolin e velinës, ku veç bukurisë dhe sharmit asaj do ti duhet edhe elokuenca.