Persona të paidentifikuar kanë grabitur një banesë në Kosmaç të Shkodrës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur katër ditë më parë. Grabitësit kanë arritur të marrin 1000 paund dhe sende të tjera  me vlerë.

Policia e Shkodrës ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. Grabitësit në përpjekje për t’u larguar janë përplasur me një shtyllë, ndërsa policia ka gjetur skafandrat e gjakosura pak metra larg banesës.

Ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të grabitjes.