Shoqata “Bashkimi i Grave me Aftësi të kufizuara të Shqipërisë”, në bashkëpunim me Qendrën “Dyert e Jetës” dhe me Föreningen SAB, hapi programin shëndetësor “Dyert e bamirësisë”.

Përfituesit e këtij programi në këtë rast janë antarët e shoqatës, “Bashkimi i grave me aftësi të kufizuara të Shqipërisë”, me seli qendrore në Durrës.

Sot këtij komuniteti në nevojë dhe larg çdo mundësie për të marrë shërbimet e nevojshme në specialitete për shëndetin e tyre, do t’i ofrohen shërbime mjekësore falas, konkretisht në:

Patologji

Eko abdominale

Kontrolli i grave – Vizita obstetrik-gjinekologjike.

Gjatë këtij aktiviteti që u zhvillua sot nga specialistët e qendrës “Dyert e Jetës”, u ndoq një metodë tejet profesionale në ofrimin e shërbimeve të ndryshme mjekësore.