Gratë me endometriozë janë më shumë të ekspozuara ndaj rrezikut të sëmundjeve autoimunitare.

Një studim i ri nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit ka identifikuar një lidhje gjenetike mes sëmundjeve si artriti reumatoid, enteropatisë së glutenit dhe skerozës së shumëfishtë me endometriozën.

Gratë me endometriozë kanë 30-80% më shumë rrezik për të zhvilluar sëmunndje autoimunitare.

Ekipi kërkimor tha se informacioni i ri mund të përdoret për “të studiuar mënyra të reja trajtimi që mund të funksionojnë për këto sëmundje”.

Endometrioza është patologji që shkakton rritjen e indeve të mitrës jashtë saj. Simptomat kryesore janë dhimbje të forta gjatë ciklit menstrual dhe lodhje e tejskajshme.

Studimi mori të dhëna nga Biobanka e Mbretërisë së Bashkuar për të analizuar mbi 8000 raste  endometrioze dhe 64.000 raste sëmundjesh klinike. Studiuesit vëzhguan lidhjen midis endometriozës dhe 31 sëmundjeve të ndryshme imunitare.

Ekipi tha se “hapen mundësi” për qasje të reja terapeutike për krijimin e barnave apo zhvillimit të mjekimeve të kombinuara.

Në studim thuhet se gratë me endometriozë duhet të mbahen më shumë nën vëzhgim për zhvillimin e sëmundjeve imunitare.