Kurba e pandemisë në Greqi vijon të jetë e lartë. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj u shënuan 2.197 raste të reja.

Në total që nga fillimi i pandemisë, janë infektuar 613.838 qytetarë. Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 39 persona.

Numri i përgjithshëm i viktimave është 14.141. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 375 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, 3,041 pacientë janë larguar nga ICU. Pranimet e pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet e territorit janë 229.