Dy lëkundje sizmike të njëpasnjëshme kanë goditur Greqinë këtë pasdite. Mësohet se tërmetet kanë qenë me një magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.

Sipas mediave greke, tërmetet janë regjistruar me një minutë diferencë në orën 17:15 të pasdites së sotme.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti i parë kishte epiqendrën e tij 24 km në jug-perëndim të Nisyros dhe një thellësi prej 10 km.

Tërmeti i dytë u përqendrua 22 km në jugperëndim të Nisyros dhe kishte një thellësi prej 7.7 km.