Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë raportuar të dhënat e fundit të situatës së COVID-19 atje.
Shteti fqinj ka regjistruar 2,125 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 641,022.
Ndërkohë numri i viktimave në këtë hark kohor është rritur në 31, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 14,606 vdekje.