Largimi 3 ditor i një burri nga shtëpia ka alarmuar gruan e tij, e cila i është drejtuar për ndihmë policisë së Durrësit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për largim nga banesa, pasi ka kallëzuar shtetasja Dh. M., se prej 3 ditësh është larguar nga banesa bashkëshorti i saj shtetasi V. M., 29 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”,– njofton policia.