Një bashkëshort 57-vjeçar nga fshati Qerret, Durrës dhe një 31-vjeçar nga Kavaja janë arrestuar në flagrancë nga policia, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe një të riu 19-vjeçar.
Policia e Durrësit njofton se për të dy të arrestuarit vijojnë hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 57 vjeç, banues në Qerret Durrës, pasi ka goditur me grusht bashkëshorten e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 31 vjeç, banues në Kavajë, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur duke i shkaktuar dëmtime në trup shtetasin S. N., 19 vjeç, banues në Kavajë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”,- njofton policia.