Gjatë një konference, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sjeko, thotë se gjatë muajit prill dhe maj të këtij viti inflacioni pësoi rritje.

Sejko tha se inflacioni vijon të mbetet nën objektiv. Ndërsa po gjatë këtyre muajve, u rritën çmimet e ushqimeve dhe çmimi i naftës.

Rritja ekonomike për dy vitet në vazhdim pritet të jetë mbi 5%, tha Sejko, por kjo mbetet e kushtëzuar nga niveli i një sërë rreziqeve, përfshi edhe situatën nga pandemia në vjeshtë.

Sejko vlerësoi ndër të tjera, se sfida për të ardhmen do të jenë rritja e mëtejshme ekonomike, punësimi, por edhe pandemia, e cila, sjell situata të paparashikuara.

“Këshilli mbikëqyrës miratoi raportin e politikës monetare. Ajo sugjeron që ekonomia shqiptare ka shfaqur tendenca rikuperimi. Inflacioni ka ardhur në rritje. Përditësimi i parashikimeve konfirmon skenarët që kemi parapërcaktuar. Ekonomia shqiptare do të pësojë një rritje të qëndrueshme në dy vitet në vazhdim, do të zgjerohet punësimi dhe rritja e pagave. Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë gjykon se rreziqet e kahut të poshtëm kanë ardhur drejt zbehjes. Inflacioni mbetet nën objektiv, punësimi poshtë nivelit potencial. Këshilli mbikëqyrës gjykoi se politikat aktuale të politikës monetare janë të përshtatshme. Inflacioni erdhi në rritje gjatë muajve prill dhe maj.

Rritja e inflacionit solli rritjen e naftës dhe të ushqimeve. Rritja e inflacionit do të ishte e përkohshme dhe shpejtësia aktuale e rritje së tij nuk është e qëndrueshme.

Kthimi i inflacionit në objektiv do të jetë afatmesëm. Rritja e çmimeve të konsumit në vendet partnere duket se do të jetë fenomen momental. Banka e Shqipërisë vlerëson që këto faktorë do të vijnë drejt përmirësimin. Aktiviteti ekonomik ka ardhur drejt rikuperimit. Rikuperimi i aktivitetit ekonomik shfaqet me bazë të gjerë.

Pasqyron rritjen e konsumit private dhe ekspertimin e mallrave dhe shërbimeve. Sipas të dhënave të Instatiti, punësimi pësoi rënie. Këta tregues sugjerojnë që ekonomia shqiptare është larg normalizimit të saj. Faktorët mbështetës së ndihmës ekonomike kanë ardhur drejt përmirësimit. Stimuli fiskal ka marrë formën e zgjerimit korrekt dhe kapital deri n2ë 29 përqind në muajin maj dhe të ardhurat buxhetore kanë pësuar rritje. Banka e Shqipërisë vlerëson se kjo i shërben mbështetjes ekonomike afatshkurtër dhe të dhënave fiskale afatgjatë.

Po ashtu kursi i këmbimit mbetet i qëndrueshëm. Përmirësimi i kërkesës për kredi, kanë sjellë një rritje të shpejtë të kreditimit. Rritja e portofolit të kredisë është rritur ndjeshëm. Së dyti kredia në monedhën vendëse ruan rritje. Ky zhvillim inkurajues krijon premisa për një stimulim më të mirë bankar. Së treti kreditë me probleme kanë rënë.

Duke gjykuar në tredet e faktuara, këshilli mbikëqyrës gjykon që do të ketë rritje ekonomike në horizontin afatmesëm. Këta faktorë nxisin rritjen e konsumit dhe rrisin gradualisht të ardhurat në sektorët e ekonomisë në vend.

Kjo përkthehet më tej, në rritje të pagave dhe kthim gradual të inflacionit për vitin 2022. Megjithatë ecuria e pandemisë, ka qenë dhe mbetet burim pasigurie në të ardhmen. Këshilli mbikëqyrës le të pa ndryshuar norman bazë të interesit”, tha Sejko.