Dy persona rrezikuan mbytjen këtë të martë në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Bëhet me dije se ata janë marrë me urgjencë nga autoambulanca dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Nuk ka të dhëna mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Kujtojmë që rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshjet e shiut këtë të martë dhe deti ka qenë i trazuar. Dy personat kanë guxuar të futen në det duke rrezikuar jetën.