Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacioni e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë një hajdut 27-vjeçar.

Në pranga ra shtetasi E. A., 27 vjeç, banues në Ersekë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur në dyqanin e shtetasit K. S.

Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

Më datë 28.04.2022, ka vjedhur në dyqanin e shtetasit B. F., një sasi paketash;
Më datë 04.05.2022, ka vjedhur në dyqanin e shtetasit L. S., një sasi paketash.