Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë gjetur një masë të madhe të dhënash të vjedhura që përmbajnë 26 milion persona ose subjekte në faqet e internetit të njohura përfshirë Amazon, Facebook dhe Netflix.

Hakerat përdorën nje virus  “malware” për të vjedhur 1.2 TB të dhëna, përfshirë informacionin e pagesës, nga tre miliardë kompjuterë që përdorin Windows 2018 dhe 2020.

Detajet e hyrjes për pothuajse çdo llogari në internet që mund të mendoni, Apple, Amazon, Facebook, Netflix, eBay, Instagram janë kapur nga zyrtarët.

Ky sulm u zbulua për herë të parë nga studiuesit e sigurisë kibernetike të rrjetit NordLocker të cilët shpjeguan se kredincialet i vodhi një program “malware” (lloj software për të ndërhyrë, dëmtuar apo për të marrë akses të paautorizuar në sistemin e një kompjuteri).

Si të zbuloni nëse detajet tuaja janë vjedhur

Të gjitha detajet perkthehen në 1,121,484 adresa email që janë përdorur për të krijuar llogari të ndryshme.

Falë punës së NordLocker dhe faqes së internetit “HaveIBeenPwned”, çdokush mund të drejtojë një kërkim për të parë nëse emaili i tij është hakuar.

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të vizitoni faqen e internetit këtu dhe të futni çdo adresë emaili që përdorni për gjëra të tilla si Netflix, Instagram, Facebook, etj.

Faqja do t’ju tregojë nëse jeni prekur nga hakerat.

Më pas rekomandohet që të bëhet ndryshim i fjalëkalimit të të gjitha shërbimeve që janë përdorur me atë adresë email-i që ka rënë në duart e hakerave.