TIRANË- Në prag të çeljes se ankandit të bonove të thesarit, zëvendësministri i Financave, Nezir Haldeda u ka berë apel qytetarëve të marrin pjesë në të.

Sipas tij bonot e thesarit janë të sigurta dhe fitimprurëse për palët. 

“Qeveria ka interes që të sigurojë financim me kosto sa më të ulët.

Por, qytetarët nga ana e tyre sunojnë të bëjnë maksimumin e parave me ato likuiditete, kursime dhe asete që kanë.

Çdo investim në bonot e thesarit dhe në obligacionet janë të sigurta. Janë të sigurta pasi i merr shteti.

Shteti kurrë nuk ëhtë vosh për të paguar pagat, pensionet, asistencën, ndihmën ekonomike, borxhet”,- Nezir Haldeda, Zv. Ministër i Financave.