7-herë kampioni i botës në Formula 1, Luis Hemilton, ka shitur makinën e tij Pagani Zonda 760 LH, pas shtatë vitesh nga blerja e saj. Sipas mediave, 36-vjeçari e ka shitur makinën e tij një javë pas asaj humbjeje në Abu Dhabi, e cila i kushtoi titullin e 8 kampion.

Pronari i ri i makinës është gjithashtu britanik, por çmimi që ajo u mor nuk është bërë ende me dije. Kjo makinë është një nga pesë Pagani Zonda 760 që janë krijuar, por është e vetmja që mban emërtimin LH, posaçërisht për Luis Hemilton.

Hemilton e bleu këtë makinë në vitin 2014 dhe e ka mbajtur atë në Monako, aty ku dhe është spikatur më së shumti duke e ngarë. Në 2015, britaniku u bë pjesë e një aksidenti të vogël me këtë makinë, por dëmet u rregulluan shpejtë.