Kuzhinieri dhe pronari i një restoranti në Durrës janë arrestuar në flagrancë nga policia, pasi një ditë më parë gjatë një ceremonie martesore janë helmuar 5 persona.

Nga burimet zyrtare mësohet se dasmorët e helmuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit Pajtim Kacani., 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe Bledar Hasa, 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.