Pas zhgënjimit që mori në zgjedhjet parlamentare, Marine Le Pen merr një tjetër goditje. Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim për të hedhur dritë mbi pretendimet për financime të paligjshme të kandidates së Frontit Nacional për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.

Lajmi raportohet nga media franceze BFM, sipas të cilit, vendimi i prokurorisë vjen pas një hetimi paraprak nga vetë autoritetet zgjedhore.

Prokuroria ka dyshime serioze se Marine Le Pen mund të ketë kryer mashtrim, përvetësim dhe falsifikim duke pranuar një hua nga një person juridik gjatë fushatës elektorale. Ish-kandidatja e ekstremit të djathtë, e mposhtur nga Emmanuel Macron në balotazh, ka investuar rreth 11.5 milionë euro në fushatë në vitin 2022.

Zëra për parregullsi në financimin e kandidaturës së Le Pen ka patur edhe në zgjedhjet e 2017-ës.