Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Durrës, ku një burrë është hedhur nga kati i shtatë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.
Ngjarja u regjistrua te lagjja nr.4 afër një qendre tregtare.
Viktima mësohet se është 68 vjeç, teksa dyshohet se vuante nga depresioni.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arsyeve që e shtynë viktimën drejt aktit ekstrem.





