Bota e futbollit “mban frymën”, në Paris luhet finalja e madhe e Champions League, luhet Liverpool-Real Madrid, një sfidë luksi në çdo aspekt e cila premton spektakël. Show nuk mungon as në të përditshmet sportive, mbi të gjitha ato spanjolle dhe angleze: “Super finale”, shkuan Mundo Deportivio në faqen e parë. “Ngrije përsëri”, shkruan Marca, shoqëruar me një foto të David Alaba, dhe duke i bërë jehonë faktit se Real Madrid është mbreti i Evropës, askush nuk ka fituar më shumë se ta.

“Parajsa pret”, është titulli i përzgjedhur nga AS. Real Madrid kërkon titullin e 14-të kundër Liverpool-it më të mirë në histori në vitet e fundit.

Mediat angleze kapet fort pas efektit Klopp, të bindur se gjermani mund ti dhurojë të Liverpool një tjetër trofe: :Klopp tregoi Liverpool si ta bëjë një 7 madhështore”, shkruan Mirror në faqen e parë. “Le të jemi historia djem”, shkruan Daily Star duke iu referuar fjalëve të Klopp: “Askush nuk kujton atë që humb”. “Historia thërret”, është titulli i përzgjedhur nga Exprees.