Mbreti i padiskutueshëm i muzikës Pop, Michael Jackson do të vijë në Durrës.

Mbrëmjen e së enjtes, admiruesit e hiteve si “Thriller”, “Beat it”, “Heal the World” e deri te “Billie Jean” do të mund t’i shijojnë ato buzë detit, në shëtitoren “Taulantia”.

Në një koncert vokal-simfonik të titulluar “Historia dhe legjenda e mbretit të pop-it”,  që nis në orën 20.00, dirigjenti i famshëm italian Roberto Molinelli sjell një shfaqje të jashtëzakonshme, që përpiqet të ndërtojë një dialog midis zhanreve dhe stileve të ndryshme të muzikës.

Në koncertin homazh, Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe vokalistët italianë, Clarissa Vichi dhe Mattia Sciascia, do të interpretojnë hitet e pavdekshme të të madhit Michael Jackson.